Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Arrestohet zëvendës presidentja e Huawei

Nga A2 CNN
6 Dhjetor 2018, 12:27 | Teknologji
Arrestohet zëvendës presidentja e Huawei

Vajza e themeluesit të gjigandit kinez të telekomunikacionit Huawei, u arrestua në Kanada dhe përballet me ekstradimin në Shtetet e Bashkuara.

Mësohet se Meng Uanzhou, shefe financiare dhe zëvendës presidente e kompanisë u ndalua në Vankuver në datën 1 dhjetor.

Detajet e arrestimit nuk janë bërë të ditura por autoritetet amerikane po hetonin Huawei për shkelje të mundshme të sanksioneve ndaj Iranit.

Kompania kineze, tha në një deklaratë se kishte pak informacione mbi akuzat dhe se nuk ishte në dijeni të ndonjë shkelje nga Meng.

Ngjarja ndodh në një moment tensionesh mes SHBA dhe Kinës, të përfshira në një luftë tregtare.

Huawei është një nga furnizuesit më të mëdhenj të pajisjeve dhe shërbimeve të telekomunikacionit në botë si dhe kompania e dytë më e madhe e smartfonëve pas gjigandit korean Samsung.

A2 CNN Livestream

Dita jonë