Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Cana, e ardhmja dhe Kombëtarja: Karrierë drejtuesi në Francë ose Zvicër

Nga A2 CNN
6 Dhjetor 2018, 13:26 | Futboll
Cana, e ardhmja dhe Kombëtarja: Karrierë drejtuesi në Francë

Në premierën e filmit-dokumentar për jetën, u prezantua edhe fondacioni “Lorik Cana 5”.

Kapiteni i përjetshëm kuqezi foli për jetën e re pas futbollit, zbuloi planet e së ardhmes dhe destinacionin e mundshëm, gjithmonë të lidhur me sportin, ndërsa analizoi shanset e Shqipërisë në kualifikueset e Euro 2020.

A2 News: Mblodhe shumë kapiten, shumë personazhe të rëndësishëm nga bota e sportit dhe jo vetëm për filmin tënde, dokumentarin e jetës së kapitenit…

Lorik Cana: U munduam të përmbledhim të kaluarën nëpërmjet këtij dokumentari, i cili vjen në një version gjysmë filmi. Këtu do të prezantohet edhe e ardhmja dhe një pjesë e të ardhmes është edhe fondacioni “Lorik Cana”, që për mua është një sfidë e jashtëzakonshme.

A2 News: Nëse do të kishe vazhduar do të kishe sërish Francën përballë, dashurin tjetër tënde të madhe…

Lorik Cana: Sigurisht që Loriku do të vazhdojë të angazhohet në sport dhe kam planet e mia për t’u angazhuar në sportin profesionist. Shpresoj të filloj sa më parë një karrierë të re. Ajo që më tërheq më shumë është pjesa si drejtues i një skuadre, por vendin ende nuk e dimë. Ka mundësi në Francë, por edhe në Zvicër. Do të shkoj në një vend ku i kam gjerat në dorë dhe mund të jap përvojën time, për të parë a më pëlqen dhe a jam i aftë ta bëj.

A2 News: Si e shikoni situatën e Kombëtares tani që do të nisin edhe kualifikimet për Euro 2020-ën?

Lorik Cana: Besoj se kemi të njëjtin grup siç ka qenë dhe besoj se do të vazhdojmë të bëjmë mirë edhe në të ardhmen.

A2 News: Franca është favorite për vendin e parë, a mendoni se Shqipëria mund t’ia dalë për vendin e dytë?

Lorik Cana: Franca me 99 përqind është në vendin e parë, ndërsa ekipi ynë ka mundësi të arrijë vendin e dytë. Nuk do të jetë e lehtë, më ta avantazhuar si Turqia, por edhe Islanda, por mendoj se është një grup më i lehtë se të mëparshmit.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli