Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Çmimet e “kripura” të apartamenteve dhe qirave

Nga A2 CNN
6 Dhjetor 2018, 16:00 | Ekonomi
Çmimet e “kripura” të apartamenteve dhe qirave

Kush po mendon të blejë një shtëpi tani, duhet të përballet me çmime të kripura. I gjithë ky vit ka shënuar rritje të çmimit të shitjes së apartamenteve, por edhe qirave, të nxitura nga kërkesa e lartë për të blerë.

“Tani për tani është shumë shtrenjtë, nuk i blejmë dot. Unë kam 5 djem dhe të gjithë jetojmë në shtëpinë që ka bërë plaku”, thotë një qytetare.

“Kush është me rroga, nuk kanë mundësi të blejnë shtëpi. Po ashtu edhe emigracioni ka mbaruar”, thotë një tjetër qytetare.

“Është rritur shumë edhe kostoja e apartamenteve, si për blerje, por edhe me qira. Janë rritur çmimet edhe në zona që kanë pasur një kosto më të ulët”, thotë një agjente imobiliare.

Zonat më të shtrenjta janë ish-Blloku dhe qendra, ndërsa periferitë më të leverdishme.

A2 CNN Livestream

Dita jonë