Euro në nivelin më nivelin më të ulët të 11 viteve të fundit

Rënie e fortë e euros në tregun tonë të këmbimit. Monedha evropiane ka zbritur në nivelin më të ulët të 11 viteve të fundit, duke u shkëmbyer me 123.95 lekë.

Kundrejt një dite më parë, ajo ka rënë me 0.16 lekë. Dizbalancat e mëdha në tregun valutor kanë ardhur si pasojë e sasisë së madhe të euros në qarkullim dhe kërkesës së dobët për të nga importuesit dhe tregtarët.

 Banka e Shqipërisë nuk po ndërhyn më në treg dhe e ka lënë kursin në regjim të lirë, ndërkohë që dollari është forcuar.

Monedha amerikane është në kuotën e 109.44 lekë, duke fituar 0.51 lekë kundrejt një dite më parë.

Me rënie të lehtë është paundi britanik, që këmbehet me 139.39 lekë ose 0.30 lekë më pak se dje.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN