“Hysaj mund të largohet nga Napoli që në janar” – A2

“Hysaj mund të largohet nga Napoli që në janar”

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj, po kalon një situatë aspak të mirë te Napoli tashmë i drejtuar nga Carlo Ancelotti, duke mbetur në stol në disa ndeshje, kryesisht në Champions League.


Carlo Ancelotti dhe Hysaj para nisjes së sezonit në Serie A

Kjo situatë e krijuar duket se po e shtyn lojtarin shqiptar drejt largimit nga skuadra me të cilët është rritur ndjeshëm gjatë viteve të fundit.

Për të ardhmen e Elseid Hysajt ka folur së fundmi edhe agjenti i tij, Mario Giuufreddi, i cili lë ta hapur mundësinë e largimit që në merkaton e janarit.


Agjenti i Hysajt, Mario Giuufreddi

“Askush nuk mund të thotë që papritur Hysaj u bë një lojtar mediokër. Po flasim për rinovimin e tij dhe kur koha të jetë e duhur mund të ndodhë. Por nuk është e thënë që të qëndrojë në Napoli, pasi ka një klauzolë që e lejon të largohet që në Janar”, tha Giuufreddi.

Hysaj dhe Sarri kur ishte ende në drejtimin e Napolit 

Pas largimit të Sarrit te Chelsea u fol shumë për një lëvizje të shqiptarit drejt Londrës, madje pati edhe një interesim nga klubi i drejtuar nga Roman Abramovich. Tashmë mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë në merkaton e janarit.

Shkarkoni aplikacionin e A2