Ky është Bennu, asteroidi që mund të shkatërrojë njerëzimin (video)

NASA ka shpërndarë fotot dhe videon e parë të filmuar nga sonda OSIRIS REx, që pas një udhëtimi dy miliardë kilometrash po i afrohet dhe mundësisht do të prekë sipërfaqen e asteroidit Bennu.

Asteroidi me diametër rreth 500 metra mund të ketë në pamje të parë tipare anonime, një gur i madh me formën e një diamanti, por ka një rëndësi të veçantë për astronomët e gjithë botës.

Bennu është në fakt një nga trupat qiellor që ka më mundësi të godasë planetin Tokë, me një probabilitet që përllogaritet në 1 në 2700 në intervalin e viteve 2175 dhe 2199.

Pamjet e asteroidit Bennu, nga sonda OSIRIS REx

Ndoshta një probabilitet minimal për opinionin publik, por jo për autoritetet shkencore që kanë kërkuar fonde për një miliardë dollarë për të dërguar në hapësirë sondën OSIRIS REx, me objektivin e marrjes së disa kampioneve dhe analizën e detajuar të gjithë parametrave të trupit qiellor potencialisht të rrezikshëm.

Një impakt me Tokën i Bennu, emër i dhënë nga një fëmijë amerikan i klasës së tretë në një konkurs ndërkombëtar, mund të kishte pasoja mbi planetin tonë, duke ndryshuar potencialisht rrjedhën e historisë së njerëzimit.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN