Meta nderon Bushin “e vjetër”: mbështetja e tij, vendimtare për çështjen kombëtare – A2

Meta nderon Bushin “e vjetër”: mbështetja e tij, vendimtare për çështjen kombëtare

Presidenti i Republikës Ilir Meta bëri homazhe sot në Ambasadën amerikane në Tiranë për ndarjen nga jeta të Presidentit të 41-të të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, George H. W. Bush.

Duke i shprehur zyrtarëve të ambasadës ngushëllimet për Presidentin Bush dhe mirënjohjen për kontributin e tij ndaj çështjes shqiptare, kreu i Shtetit shkroi një dedikim në Librin e Zisë të hapur me këtë rast.

Dedikimi i presidentit Meta për George H.W. Bush

“Për të gjithë popullin dhe kombin shqiptar kujdesi i veçantë dhe mbështetja e Tij vendimtare në rrugën e lirisë dhe demokracisë do të mbetet e paharruar, së bashku me gjithë veprën e Tij për një botë më të lirë, më të hapur dhe paqësore. Me mirënjohje!”, shkroi Presidenti Meta.

Shkarkoni aplikacionin e A2