Panucci: Në “luftë” të bashkuar, arrijmë objektivat

Nga vlerësimet më të mira për ish-kapitenin Cana të cilin nuk e njohu kurrë në fushë e deri tek objektivat dhe e ardhmja, trajneri i kombëtares shqiptare, Christian Panucci është gati për misionin e vendit dytë në kualifikueset e Euro 2020.

“Ka bërë historinë e futbollit shqiptar. Ka qenë kapiten në Europian, një lojtar me personalitet të madh dhe është e qartë që lojtarë si Loriku të mungojnë gjithmonë. Kaluam një mbrëmje shumë të bukur. Jam i lumtur për fondacionin, pasi është gjithmonë bukur të punosh për fëmijët. Respekt të madh për Lorikun. Shorti, mund të shkonte më mirë, por mund të ishte edhe më keq. Dimë që për vendin e parë, Franca është favoritja kryesore. Kur ishim të gjithë, shkuam të gjithë dhe fituam. Është Turqia, është Islanda në grup. Do të kërkojmë të lëmë gjurmë, t’i mundim të dyja këto përfaqësuese. Për mua gjëja më e rëndësishme është t’i rikuperojmë të gjithë lojtarët e më pas të shkojmë në luftë të gjithë së bashku”, tha Panucci për A2 News.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN