Përfaqësueset U-17 dhe U-19 njohin kundërshtarët për kualifikueset e Europianit

Përfaqësueset shqiptare të moshave njohin kundërshtarët për Europianin e vitit të ardhshëm në secilën grup-moshë.

Pas shortit në Nion të Zvicrës, përfaqësuesja e 17-vjecarëve u pozicionua në grupin 8 së bashku me Portugalinë, Ukrainën dhe Gjeorgjinë.

Kuqezinjtë e Elvin Beqirit do t’i luajnë ndeshjet nëntorin e ardhshëm në Portugali.

Ndërkohë për kombëtaren e 19-vjecarëve goglat kanë vënë përballë Greqinë, Belgjikën dhe Islandën. Belgjika do të jetë vendi mikpritës për ndeshjet e kombëtares që drejtohet nga trajneri Nevil Dede, i cili vetëm pak ditë më parë zëvendësoi në këtë post Erjon Bogdanin.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN