Tragjedi shqiptare afër Firences, digjet apartamenti. Rëndë dy fëmijë

Një lojë fëminore mund të ketë shkaktuar një natë tragjike për një familje shqiptare në Itali.

Firenzuola, qytezë në afërsi të Firences, u zgjua sot me tymin që vinte nga shtëpia e një familje shqiptare që banonte aty prej kohësh.

Sipas dëshmive të para, një lojë me çakmak i dy fëmijëve ka gjeneruar flakën që nga divani u përhap menjëherë në apartament, duke asfiksuar fillimisht fëmijët dhe nënën 40 vjeçare.

Qyteza e Fiorenzuolës

Forcat zjarrfikëse arritën të shuajnë flakët, por gjendja e mamasë dhe fëmijëve mbetet kritike, me djegie në 50% të trupit.
Të lënduarit janë transportuar në spitalet më të afërta, por mendohet transferimi i tyre i shpejtë në struktura më të specializuara.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN