Vucic vendos dy kushte për Ushtrinë e Kosovës: Shqiptarët nuk na sulmojnë dot

Presidenti serb, Aleksandar Vucic, thotë se Ushtria e Kosovës mund të ekzistojë vetëm nëse plotësohen dy kushte: të pranohet nga NATO dhe nga komuniteti serb në Kosovë, diçka që sipas tij nuk do të ndodhë kurrë.

Në një intervistë televizive në TV Pink sot në mëngjes, Vucic i bëri apel Prishtinës të kuptojë se mund të shkaktojë një katastrofë me vendimet e saj. “Shpresoj të jemi në gjendje të ruajmë paqen, por nuk do të lejojmë që njerëzit tanë të largohen nga kudo ku ata jetojnë.

Vucic gjithashtu tha se nuk mendonte që shqiptarët do të sulmonin dikë në datën 15 dhjetor (projektligji për shndërrimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtri votohet më datë 14 dhjetor 2018) pasi nuk kishin forcën dhe mundësitë për ta bërë këtë.

Shkarkoni aplikacionin e A2