Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

34,000 pellushë “ngrohin” pistën e hokeit në akull

Nga A2 CNN
7 Dhjetor 2018, 14:23 | Sporte të tjera
34,000 pellushë “ngrohin” pistën e hokeit në akull

Në Amerikën e Veriut tashmë është kthyer në traditë: tifozët nga tribunat hedhin pellushë në pistën e akullit, pas shënimit të golit në hokej.

Qëllimi është mbledhja e lodrave për fëmijët që kanë patur më pak fat në jetë. Një iniciativë sociale e rëndësishme, por që vit pas viti ka humbur sensin e masës dhe është kthyer në një garë drejt rekordeve botërore.

https://www.youtube.com/watch?v=zZhG4zqUV5c

Në ndeshjen ndërmjet Hershej Bers me Binghempton Devils, tifozët vendosën një primat, duke hedhur në pistën e akullit plotë 34 mijë pellushë. Një pushtim i vërtetë fushe, me akullin që praktikisht u mbulua nga lodrat.

Imazhet janë fantastike, ndërsa loja u ndërpre për disa minuta, për të bërë të mundur mbledhjen e pellushëve, të cilat do ti dhurohen disa institucioneve për fëmijët në nevojë. Rekordi i mëparshëm ishte vendosur në vitin 2015, në fushën e Kalgari Hitmen, të cilët grumbulluan rreth 30 mijë objekte.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani