51 vrasësit shqiptarë që lëvizin ende të lirë

Pak kohë më parë, Policia e Shtetit bëri publike foto dhe detaje nga personat më të rrezikshëm, të cilët janë në arrati.

Ajo që bie në sy është numri i madh i personave të cilët janë dënuar për vrasje. Janë të paktën 51 persona të cilët janë të dënuar me minimumi 17 vite burg deri në burgim të përjetshëm.

Dhe bëhet fjalë për të dënuarit në 7 qarqe të vendit: Kukës, Dibër, Korçë, Berat, Gjirokastër, Fier e Vlorë. Nga këta persona, 9 prej tyre janë të dënuar me burgim të përjetshëm.

Ndërkohë, publikimi i emrave nga Policia e Shtetit nuk ka rezultuar pa rezultat, pasi vetëm 3 ditë më parë u bë i mundur arrestimi i shtetasit Alban Gjegji, 43 vjeç, banues në Ulëz, i cili ishte në listën e personave më të kërkuar në Qarkun e Dibrës pasi ishte dënuar me 8 vite burg për veprat penale “ Grup i Strukturuar kriminal” “Kultivim i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN