Basha: Rama, hajdut i pamëshirshëm. ARRSH, vegël e tij

Në një deklaratë për mediat ditën e sotme, kreu i Partisë Demokratike reagoi në lidhje me protestat e ditëve të fundit në vend, të banorëve të prekur nga projekti i “Unazës së Re”, por edhe të studentëve.

Basha akuzoi edhe një herë tjetër Kryeministrin Edi Rama si një “hajdut që për të mbushur xhepat e tij është i gatshëm të flakë në rrugë gra e fëmijë”.

Sa i përket pezullimit të “lotit të parë” të “Unazës së Re” nga ARRSH-ja ditën e sotme, Lulzim Basha akuzoi se ky institucion është një vegël e Ramës. Ai tha se të gjithë zyrtarët e ARRSH duhet të hetohen dhe të nxirren para drejtësisë.

“ARRSH është kthyer në një vegël për vjedhjet e Edi Ramës. Të gjitha koncesionet e ARRSH janë akte korrupsioni dhe të gjithë zyrtarët e ARRSH duhet të hetohet dhe nxirren para drejtësisë. Megjithatë planifikuesi i të gjitha vjedhjeve masive që i bëhet Shqipërisë është Edi Rama. Ai ka plotë 20 vjet që vjedh shqiptarët dhe nuk ngopet. U them studentëve, banorëve të “Unazës” që ne jemi me ju. Detyra jonë është të përfaqësojmë njerëzit. Ne nuk duam lavde, por drejtësi dhe qeverisje të ndershme për të gjithë”, tha Basha.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN