Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Dueli për kreun, Kukësi sfidon Skënderbeun

Nga A2 CNN
7 Dhjetor 2018, 10:27 | Futboll
Dueli për kreun, Kukësi sfidon Skënderbeun

Një duel për kreun, një sfidë direkte për të konfirmuar se cili prej tyre do të jetë anti-Partizani drejt garës për titullin. Kukësi dhe Skënderbeu hapin javën e16-të të Kategorisë Superiore, me trajnerin Cungu që kërkon revansh për humbjen e fazës së parë në Korçë.

Trajneri nuk nguron t’i cilësojë derbi sfidat me korçarët dhe vlerëson rëndësinë e fitores në rrugën e gjatë të kampionatit.

Sa më tepër javë kalojnë, duhen grumbulluar më shumë pikë drejt objektivit. Ndeshjet ndaj Skënderbeut janë të veçanta, madje derbi. Fitorja ka shumë vlerë”, tha Armando Cungu.

Për William Cordeiro, zbulimin e veri-lindorëve në këtë sezon, ambiciet e Kukësit drejt titullit, nuk ia lejojnë skuadrës që të kënaqet me barazimin.

Erdha si mbrojtës i djathtë dhe tani luaj në të majtë të sulmit, megjithatë edhe në Brazil kam luajtur në disa pozicione. E rëndësishme është të jap më të mirën për të ndihmuar ekipin drejt fitoreve, për të realizuar objektivat tanë. Jam i bindur se ndaj Skënderbeut do të bëjmë një ndeshje të madhe dhe do të marrim tre pikët. Një ekip që synon të fitojë titullin, nuk mund të kënaqet me barazimin”, u shpreh William Cordeiro, mbrojtës i Kukësit.

Kukësi-Skënderbeu luhet këtë të premte në orën 14:00 në stadiumin e Kamzës, me ekipin e Cungut që drejt suksesit do të mbështetet edhe te tifozët e shumtë në periferi të kryeqytetit.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani