Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

“Jelekët e verdhë” sërish në protestë, 89 mijë policë blindojnë Francën

Nga A2 CNN
7 Dhjetor 2018, 08:34 | Bota

Pavarësisht tërheqjes përfundimtare të qeverisë për rritjen e taksës së karburanteve, sërish në Francë ekziston frika e vazhdimit të protestave të dhunshme.

Vendet turistike, si kulla Eiffel, disa muze, por edhe dyqane e restorante në Champs-Elysees do të mbyllen këtë të shtunë, ndërsa kryeministri francez, Edouard Philippe njoftoi se do të angazhohen deri në 89 mijë anëtarë të forcave të sigurisë për të ruajtur rendin.

Kryeministri francez, Edouard Philippe

“Ne po përballemi me njerëz që nuk janë këtu për të protestuar, por për të goditur dhe ne duam që të kemi mjetet për të mos u dhënë atyre rrugë të lirë”, tha Philippe.

Pasi arritën të anulojnë taksën mbi karburantet, “jelekët e verdhë” tashmë kërkojnë edhe rishikimin e disa taksave të tjera dhe në këtë situatë kanë paralajmëruar një tjetër protestë masive të shtunën.

https://a2news.com/2018/12/06/fitojne-jelekverdhet-taksa-hiqet-nga-buxheti/

Protesta e “jelekëve të verdhë” ka prekur qytetet më të mëdha franceze përgjatë tre fundjavave të fundit. E nisur fillimisht si pakënaqësi ndaj rritjes se çmimit të naftës, ajo u kthye shpejt në revoltë të dhunshme kundër kostove të larta të jetesës. Katër persona kanë humbur jetën që prej nisjes së trazirave.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu