Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

“Kreolët e Ballkanit” sipas Enver Petrovcit

Nga A2 CNN
7 Dhjetor 2018, 11:10 | Aktualitet
“Kreolët e Ballkanit” sipas Enver Petrovcit

Një dramë, sa aksion po aq edhe romancë. Kjo është shfaqja teatrale që ngjitet në skenë këtë fundjavë.

“Kreolët e Ballkanit” është një vepër që Enver Petrovci e shkroi 10 vite përpara luftës në Kosovë, duke paraprirë e parashikuar shumë ngjarje që sjell lufta, e shumë fate që ndryshojnë pas lufte.

Në Kosovë, “Kreolët e Ballkanit” është vendosur në skenë 18 vite më parë. Por, ndërsa koha ndryshon shumëçka, Agron Shala ka mbetur aktori që vesh sërish të njëjtin kostum, atë të inspektorit.

Në role të tjera, autori dhe regjisori i kësaj shfaqjeje ka vendosur të bashkëpunojë me trupën e Teatrit Eksperimental, ku edhe do të ngjitet në skenë vepra.

“Kreolët e Ballkanit” ngjitet në sallën Gëte të Teatrit Eksperimental në datat 8 dhe 9 dhjetor, por kasti premton se ky rrugëtim artistik nuk përfundon me këto dy shfaqje në kryeqytetin shqiptar.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani