Lady Gaga drejt çmimit në “Golden Globe”

Performanca e Lady Gaga-s në filmin “A star is born” duket se i solli fat. Këngëtarja ka fituar nominim e saj të parë në kategorinë si “aktorja më e mirë”, për çmimin “Golden Globe”.

Bashkë me të, në kategorinë “Regjisori më i mirë” dhe “Performanca më e mirë muzikore” është nominuar edhe miku i saj më i mirë, aktori Bradley Cooper.

Filmi është i nominuar gjithashtu edhe për çmimin filmi më i mirë dhe kënga më e mirë, “Shallow”.

Nominimet u prezantuan nga Terry Crews, Danai Gurira, Leslie Mann dhe Christian Slater. “A star is born”, “Queen biopic” dhe “Bohemian Rhapsody” janë filmat që kanë siguruar më shumë nominime, pothuajse në të gjitha kategoritë. Trofe pritet të rrëmbejë edhe filmi “Vrasja e Gianni Versace”, me 4 nominime.

Edicioni i 76 i çmimeve “Golden Globe” do të mbahet më 6 janar të vitit të ardhshëm. Ceremonia, e ngjashme me atë të çmimeve “Oscar”, do të prezantohet nga aktorët Sandra Oh dhe Andy Samberg, që sipas drejtuesve kanë kiminë e duhur me njëri tjetrin për të drejtuar këtë eveniment.

Çmimet ndahen në 25 kategori, 14 në film dhe 11 në television. Ceremonia e çmimeve “Golden Globe” ndiqet live në më shumë se 210 shtete në mbarë botën.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN