Ministria u tërhoq, studentët jo: Të përmbushen të gjitha kërkesat – A2

Ministria u tërhoq, studentët jo: Të përmbushen të gjitha kërkesat

Edhe pse të enjten, Ministria e Arsimit u tërhoq nga vendimi i saj për tarifën e provimeve të mbartura, studentët kanë dalë sërish ditën e sotme në protestë.

Përveç anulimin të tarifës për të cilin qeveria reagoi pozitivisht, kërkojnë përgjysmimin e tarifës së studimit, përmirësimin e kushteve të konvikteve dhe që në bordin e administrimit të ketë numër të barabartë votash mes fakulteteve dhe Ministrisë së Arsimit, duke shtuar një përfaqësues nga studentët në bord.

“Unë jam i vitit të gjashtë mjekësi, viti i fundit dhe ky ligj nuk më intereson në mënyrë direkte, por unë nuk mendoj vetëm për vete, mendoj për brezat që do të vijnë që do të vuajnë këtë ligj që nuk është aspak i drejtë”, rrëfehej një nga vajzat që protestonte.

Protestës i janë bashkuar edhe studentet e universitetit te Kamzës, ndërsa në qytete te ndryshme, një ditë më parë, është bojkotuar mësimi.

Shkarkoni aplikacionin e A2