“Ndizet” derbi i Italisë, Juventusi përballet me Interin

Ndeshja që hap javën e 15-të të Serie A është udhëkryqi i parë në kampionatin italian.

Juventusi përballet me rivalët e përjetshëm të Interit, në derbin e Italisë numër 171. Një ndeshje vendimtare për vazhdimësinë e sezonit. Pas 13 fitoreve në 14 javët e para, bardhezinjtë synojnë të mbyllin garën për titull.

Në anën tjetër, të distancuar me 11 pikë nga kryesuesit, te Interi kërkojnë të ngushtojnë diferencën me kreun.

Ndeshja, e cila do të luhet mbrëmjen e sotme, në orën 20:30, do të jetë edhe një sfidë ndërmjet Cristiano Ronaldos dhe kapitenit të Interit, Mauro Icardi, me zikaltërit që nuk fitojnë prej shtatorit të vitit 2016.

Shkarkoni aplikacionin e A2