Rama fton studentët për dialog: Kam shumë për t’u thënë dhe për t’i dëgjuar

Kryeministri Edi Rama kërkon dialog me studentët për të ndalur protestat. Sipas Ramës, problemet e mëdha që ka arsimi universitar mund të zgjidhen vetëm nëse palët ulen përballë njëra-tjetrës.

“Kam shumë për t’u thënë, por patjetër që kam shumë dëshirë t’i dëgjoj, ballë për ballë, pa censurë për opinionin publik, pa drejtues, pa administratorë, pa pedagogë. Pra, studentët, të zgjedhur prej vetë protestuesve, si të duan dhe kë të duan vetë, pa asnjë filtër partiak apo administrativ.

Detyra ime është që t’i dëgjoj dhe t’i mbështes në adresimin e shqetësimeve të tyre, në çdo rast që ata do të donin t’i bisedonin. Kjo zyrë është e imja, por pushteti i kësaj zyre është i kujtdo”, u shpreh Kryeministri.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN