Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Rriten temperaturat, vranësira në mbrëmje

Nga A2 CNN
7 Dhjetor 2018, 14:56 | Aktualitet
Rriten temperaturat, vranësira në mbrëmje

Sot moti vijon me kthjellime dhe vranësira kalimtare, më të shpeshta vranësirat do të jenë në veri dhe zonat qendrore gjatë pasdites dhe mbrëmjes.
Temperaturat janë rritur me 2°C gjatë mëngjesit duke ngjitur minimumi në -1°C. Po ashtu, mesdita solli një rritje të lehtë të temperaturave, duke bërë që ato maksimale të ngjiten në 18°C.

Rajoni sot vijon i kthjellët por i ftohtë deri në mbrëmje, kur vranësira dhe reshje shiu e dëborë vijnë në zonat veriore të Ballkanit dhe gradualisht ky sistem do të zhvendoset drejt jugut të gadishullit tonë. Temperaturat në rajon luhaten nga -8°C gjatë mëngjesit në veri të Rumanisë, deri 19°C, maksimumi në brigjet e Greqisë.

Europa sot dominohet nga vranësira dhe reshje kryesisht dëbore në veri por edhe shira në zonat perëndimore të saj. Gjatë pasdites, ky sistem do të zhvendoset drejt zonave Qendrore dhe juglindore të Europës ndërsa me kthjellime dhe vranësira të shpeshta si edhe temperatura të ulëta paraqitet moti, në pjesën më të madhe të kontinentit europian.

A2 CNN Livestream

Dita jonë