Tifozët në derbi, Partizani ndëshkohet sërish nga Disiplina

Disiplina ndëshkon sërish kryeqytetasit e Partizanit. Sjelljet e gabuara të tifozërisë në derbin ndaj Tiranës i kanë kushtuar jo pak klubit të kuq.

Përdorimi i mjeteve piroteknike dhe hedhja e sendeve në fushë kanë bërë që Partizani të luajë në ndeshjen e radhës pa tifozë si dhe të gjobitet financiarisht.

Takimi i radhës në shtëpi është pikërisht ai ndaj Kukësit, një rival direkt për titullin, ndaj mungesa e tifozëve do të jetë një minus për kryesuesit e Superligës që kërkojnë të ruajnë distancën nga Skënderbeu i vendit i dytë.

Ndërkohë, pa u ndëshkuar nuk ka shpëtuar as Tirana, e cila nga Disiplina është gjobitur më 100 mijë lek ëpër sjellje të gabuar të tifozëve duke dëmtuar ambientet sportive.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN