Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Trafikonin mina me telekomandë, dy në pranga

Nga A2 CNN
7 Dhjetor 2018, 15:29 | Kronikë
Trafikonin mina me telekomandë, dy në pranga

Dy persona janë arrestuar nga policia e Krujës me akuzën e trafikimit të lëndëve plasëse dhe minave me telekomandë. Operacioni “Muzgu” ka vënë në pranga Halil Gjanën 26 vjeç dhe Artan Brukën, 38 vjeç, me banim në Kukës.

Në momentin e arrestimit në Thumanë, atyre iu janë gjetur brenda në çantë lëndë plasëse, tre kapsolla shpërthyese me peshë 225, 240 dhe 469 gramë, të lidhura me tel përcjellës me dy telefona celularë.

Sipas policisë, këto mina me telekomandim mund të përdoreshin për kryerjen e veprimeve të rënda kriminale.

A2 CNN Livestream

Dita jonë