Zgjedhja e KED, reagojnë ndërkombëtarët: Hap i rëndësishëm

Nuk vonuan reagimet e ndërkombëtarëve pas zgjedhjes së anëtarëve të KED.

Bashkimi Evropian përmes një deklarate të ambasadës së saj në Tiranë gjykoi ditën e sotme një “një hap i rëndësishëm për zbatimin e reformës në drejtësi”.

Bashkimi Evropian i bashkohet kështu deklaratës të Ambasadës Amerikane që pret “me kënaqësi “ përzgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Gjyqësisë, hap vendimtar në optikën e një “drejtësie që i shërben interesave të qytetarëve”.

🇦🇱️ | Këtë vit, Ambasada e SHBA iu ka bërë thirrje gjyqtarëve dhe prokurorëve të ndershëm, patriotë dhe me integritet…

Gepostet von U.S. Embassy-Tirana am Freitag, 7. Dezember 2018

Sot u zgjodhën 8 anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. KED do filtrojë kandidaturat për Gjykatë Kushtetuese, që pritet të votohen nga Kuvendi në pranverën e 2019-s dhe Inspektoratin e Lartë të Drejtësisë.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN