Zgjidhen 8 anëtarët e KED, PD: shorti nuk është ligjor

Zgjidhen 8 anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Mes tyre Arta Marku, Bashkim Dedja, Vitore Tusha dhe Ardian Dvorani. Ky i fundit së bashku me Medi Bicin janë dhe kandidatë për gjykatën Kushtetuese, e cila përzgjidhet pikërisht nga KED .

Gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Dvorani ishte anëtari i parë i KED-së që shorti me gogla përzgjodhi.

Oerd Bylykbashi

Emri i tij, sipas opozitës ishte konfirmim i akuza vepër vendosjen e njerëzve të mazhorancës në institucionet kyç të drejtësisë.
“Ai pretendon që të shkojë në një Gjykatë që ka një vendim për të dhe shkon të vlerësojë veten e vet. Kjo është një tallje, që ju pranoni por që sigurisht edhe kjo është produkti i paligjshmërisë. KED nuk është një organ kolegjial”, akuzoi Oerd Bylykbashi.

Opozita kërkoi më herët të anulojë shortin, për aq kohë sa presidenti në letrën e drejtuar kuvendit në fund të nëntorit, konstatonte vakum ligjor.
Kreu i Parlamentit Gramoz Ruçi u kundërpërgjigj duke thënë që “nuk është vendi as koha ku mund të parashtrohen këto urdhra, është vendi ku hidhet shorti”.

Anëtarët e KED

Vetë Kreu i Shtetit në intervistën për emisionin “I Ftuari” të Endri Xhafos në A2CNN, foli për ndryshim të ligjit, pikërisht tek zgjedhja e KED-së.
“Momenti për ndryshim ka qenë edhe më parë, çdo gjë duhet të jetë në mënyrën më të qartë ligjore, pa interpretime të ndryshime nga kushdo, por patjetër që presidenti nuk mund të merrte atë iniciativë”, deklaroi Meta në emision.


Anëtarët e KED

KED do filtrojë kandidaturat për Gjykatë Kushtetuese, që pritet të votohen nga Kuvendi në pranverën e 2019-s dhe Inspektoratin e Lartë të drejtësisë. Për shkak të mungesave të kandidaturave që plotësonin kriteret, KED do të funksionojë me një anëtar më pak, atë të prokurorisë së apelit.


Anëtarët e KED

Ndërsa u konfirmuan automatikisht pa short vitore Tusha dhe Bashkim Dedja nga Gjykata Kushtetuese dhe Arta Marku nga Prokuroria e Përgjithshme.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN