Arrestohet polici grek në Sarandë, po shkonte i armatosur në Bularat

Një polic grek, i armatosur, është arrestuar nga policia shqiptare në Sarandë. 35-vjeçari M.G, nga Gumenica, po udhëtonte drejt Bularatit me makinë kur është ndaluar në vendin e quajtur “Ura e Karnesë”.

Gjatë kontrollit të ushtruar i është gjetur me vete një pistoletë me 6 fishekë, për të cilën nuk zotëronte leje.

Tani, mbi të rëndon akuza e “prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe municioneve”.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN