Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Banorët e Astirit nuk lejohen t’i bashkohen protestës së studentëve

Nga A2 CNN
8 Dhjetor 2018, 13:03 | Aktualitet
Banorët e Astirit nuk lejohen t’i bashkohen protestës së

Banorët e Astirit duan t’i bashkohen protestës së studentëve që po zhvillohet para Ministrisë së Arsimit, por këta të fundit nuk i kanë lejuar. Megjithatë, sipas studentëve nuk ka pasur pengim të tyre, por vetëm të përfaqësuesve politikë të cilët duan të jenë të pranishëm në protestë.

Disa prej studentëve protestues thanë për A2 se ata nuk duan të kenë pranë tyre përfaqësues politikë. “Nuk mund të bashkohen dy kauza kundër qeverisë”, tha një prej studentëve. “Banorët po përdoren politikisht. Duhet të na ishin bashkuar që në ditën e parë dhe jo tani”.

Studentët e fakulteteve të ndryshme protestojnë prej 4 ditësh për heqjen e tarifave për provimet e mbartura dhe çështje të tjera. Protestës së studentëve të Tiranës prej tri ditësh i janë bashkuar dhe student nga rrethet, në mbështetje të kauzës së tyre. Edhe pse Ministria e Arsimit u tërhoq nga VKM për tarifat e studentëve, këta të fundit kanë shtuar një pikë tjetër në kërkesat e tyre, atë të dorëheqjes së ministres Lindita Nikolla.

A2 CNN Livestream

Dita jonë