Chelsea i shkakton humbjen e parë City-t, Liverpool i vetëm në krye

Chelsea mundi 2-0 Manchester City-n duke i shkaktuar humbjen e parë në Premier League për këtë sezon, një rezultat tepër i favorshëm edhe për Liverpool, që mbetet kështu i vetëm në vend të parë, pas fitores 4-0 në transfertë kundër Bournemouth, falë edhe tripletës së Mohamed Salah.

N’Golo Kante dhe David Luiz shënuan golat për skuadrën e drejtuar nga Maurizio Sarri, që ngjitet kështu në vend të tretë duke zbritur një vend më poshtë Arsenal-in, edhe pse kjo e fundit fitoi minimalisht kundër Huddersfield. Manchester United mundi 4-1 Fulham, por sërish mbetet larg zonës së Champions League.

Bundesliga: Bayern fiton, por Dortmund mbetet ende larg

Në kampionatin gjerman Bayern Munchen arriti të mposhte 3-0 Nurnberg, me një dygolësh nga Robert Lewandowski dhe një tjetër gol nga Franck Ribery. Por edhe pse u ngjitën në vend të dytë përkohësisht, bavarezët mbeten 9 pikë larg Dortmundit, që fitoi 2-1 në fushën e Schalke-s.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN