Copa Libertadores, Bernabeu pret finalen historike

Finalja e dytë e Copa Libertadores mes Boca Juniros dhe River Plate luhet këtë të dielë aty ku do ti jepet fund maratonës së shtyrjeve të ndeshjes.

Në fillim kushtet e rënduara atmosferike, më tej sulmi ndaj autobusit të Bocës dhe një ditë më pas gjendja e rënduar e lojtarëve bën që emri i kampionit të ri të mos dihet ende.

Tifozët argjentinas

Megjithatë dy skuadrat argjentinase do të konkretizojnë gjithçka në Santiago Bernabeu, atje ku kanë udhëtuar mijëra tifozë nga Argjentina.

Për të shmangur çdo incident të mundshëm, autoritetet spanjolle kanë vendosur në dispozicion plot 5000 mijë forca policore, dyfishi i atyre që rreshtohen në El Clasikon Real-Barcelona.

Kujtojmë që në këtë finale do të lejohen tifozeritë e të dyja skuadrave. Në Spanjë i druhen frikës për një përplasje mes huliganësh pasi mësohet se kanë mbërritur rreth 500 prej tyre, kryesisht të Boca Juniors.

Tifozët e River që do të udhëtojnë drejt Madridit do të mund të ndjekin skuadrën e tyre me biletën të cilën nuk e shfrytëzuan në Argjentinë.

Skuadrat kanë mbyllur edhe përgatitjet e fundit në prag të Super Klasicos. Akti i parë është mbyllur në barazim 2-2 ndërkohë që finalja e kthimit, veç titullit kampion do të përcaktojë skuadrën që do të luajë në botërorin e klubeve e cila zhvillohet pas dy javësh në Abu Dhabi.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN