Dua Lipa përjeton suksesin më të madh: dy nominime në Grammy!

Pas suksesit ndërkombëtar në klasifikimet dhe në radiot e gjithë botës, për Dua Lipën po fillojnë të shfaqen edhe vlerësimet e rëndësishme.

Këngëtarja kosovare e lindur 23 vjet më parë ka marrë njoftimin e shumëpritur të nominimeve për çmimet Grammy, më prestigjiozët dhe të lakmuarit në botën e muzikës bashkëkohore.

Jo vetëm një nominim, por plot dy, për artistin e ri më të mirë, dhe për këngën e tipit dance për këngën “Electricity”.

E pabesueshme, për një vajzë që vetëm pak vite më parë këndonte në pubet e Londrës ose bashkë me babanë e saj Dukagjin, në shtëpinë e tyre në Prishtinë.

Dua ende nuk i beson syve, duke deklaruar madje që “sapo ka marrë vesh për lajmin kam filluar të qaj, duke mos u ndalur gjithë mëngjesin. Është e vështirë edhe ta përshkruar një ndjenjë të tillë, jam shumë mirënjohëse”. Dhe si gjithmonë, video e saj në Instagram ku përjeton gëzimin e madh po ndez rrjetet sociale.

Ajo nuk harron kurrë të përmend origjinën e saj. “Të vish nga Kosova dhe të dish sa shumë kjo është e rëndësishme për njerëzit atje është një çmenduri. Kjo vlen edhe për mua. Nuk përfaqësoj vetëm veten por edhe Kosovën dhe Britaninë e Madhe”.

Po si festoi Dua këtë mëngjes kaq të gëzuar? “E fillova ditën me pak shampanjë, por rëndësi ka për mua ndjesia e suksesit, dhe jo mënyra e të festuarit”.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN