Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Gjiknuri: Pres verifikim për akuzat ndaj ARRSH

Nga A2 CNN
8 Dhjetor 2018, 15:41 | Aktualitet

Ministri i Infrastrukturës Damian Gjiknuri ka reaguar sot për protestën e banorëve të Astirit dhe demokrateve, të cilët mbështesin çdo ditë protestën e tyre. Ne një reagim në Facebook, Gjiknuri ka një mesazh për ata që sipas tij bëjnë politike me Unazën e Re.

Gjiknuri mbështet punën e bërë nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, që sipas tij po bën thjesht detyrën, duke theksuar se do të presë informacione zyrtare për akuzat për falsifikim të dokumenteve për fitimin e tenderit.

“Ndryshe nga ju që kur qeverisnit shisnit Shqipërinë me letra false, sot autoritetet e shtetit po bëjnë detyrën. ARRSH ka pezulluar projektin për lotin nr.1. Unë si ministër i jam drejtuar autoriteteve amerikane për verifikimin zyrtar të shqetësimit të bërë publik në media. Kompania në fjalë nuk ka marrë asnjë qindarkë nga Buxheti i Shtetit dhe garancia e saj financiare do të sekuestrohet, në rast se dokumentet e paraqitura prej tyre në garë nuk janë autentike. Në fillim-javën e ardhshme, presim përgjigjen e autoriteteve amerikane. Nëse përgjigja do të konfirmojë falsifikimin e dokumenteve nga kompania, atëherë pa diskutim do të zgjidhim në mënyrë të njëanshme kontratën dhe referimin e rastit pranë organeve të drejtësisë. Ky është dallimi i madh mes nesh dhe jush. Ne nuk i fshihemi asnjë përgjegjësie shtetërore dhe as kemi gjë për të fshehur. E thënë ndryshe, shqetësimi juaj është si të shisni baltë për të mbuluar të kaluarën tuaj, ndërsa qëllimi ynë është si të hapim rrugët e zhvillimit të Shqipërisë që ju rrënuat”, thuhet në reagimin e Gjiknurit.

Vijojnë shembjet e shtëpive te zona e “Astirit”

Ndërkohë, vijon aksioni për shembjen e banesave në zonën e ‘’Astirit”. Në njoftimin e shpërndarë për mediat nga Bashkia e Tiranës thuhet se banorët kanë bashkëpunuar duke larguar vetë objektet dhe duke lejuar Inspektoratin të vijojë punën. Ndërkohë paralelisht me shembjen e banesave, IMT ka vijuar shembjen e objekte të tjera përgjatë lotit 2 dhe 3 të Unazës së Madhe, në afërsi të Astirit.

A2 CNN Livestream

Dita jonë