Intervista e Dua Lipës në CNN, largimi nga Kosova dhe realizimi i ëndrrës…

Dua Lipa është kthyer në një nga emrat më të mëdhenj të muzikës botërore, por pavarësisht këtij fakti, ajo asnjëherë nuk ka harruar të flasë për vendlindjen e saj, Kosovën.

Dua Lipa është intervistuar së fundmi nga gjiganti CNN, ku edhe në këtë intervistë ka folur për të shkuarën e saj dhe largimin nga Kosova.

Ajo është shprehur se nuk ishte zgjedhje e lehtë që ta linte vendin, por ardhja në Londër e ka ndihmuar t’i realizonte ëndrrat. “Askush nuk e lë vendlindjen me dëshirë, është e vështirë sidomos për refugjatët në rrugën që do të marrin, por unë kam qenë me fat që kam ardhur në Londër dhe kam realizuar ëndrrën time”, ka thënë Dua për CNN.

E pyetur se cilin qytet preferon më shumë, Prishtinën apo Londrën, Dua zgjodhi Prishtinë, sepse është qyteti i saj i lindjes dhe aty ndihet vetvetja.

Shkarkoni aplikacionin e A2