“Kacifas”, policia shmang incidentet ne Bularat

Pas meshës së mbajtur në kishën e Bularatit dhe homazheve ne varrin e Kostandin Kacifas, familjarë dhe të afërm kanë mbyllur ceremoninë përkujtimore.

Nuk munguan shtetas të huaj grek, të cilët e kishin paralajmëruar vizitën e tyre në ceremoninë mortore në nderim të Kacifas. Në asnjë rast nuk u dëgjuan thirrje antishqiptare dhe nuk u shënuan incidente.

Familjarët e të ndjerit bënë apel për qetësi dhe maturi në çështje që respektojnë kombesitë dhe fetë e vendeve fqinje.

“Unë personalisht nuk kisha asnjë problem, por kishin problem disa të tjerë. 8 nga 10 persona u kthyen mbrapsht”, tha Evangelis Sakellarakis, kunati i Kacifas. “Unë e kuptoj që ne të dyja anët e kufirit ekzistojnë njerëz që nuk e duan miqësinë mes dy popujve. Por unë kam një mesazh për të gjithë: E ardhmja jonë është Europa. Ne duhet të bashkëpunojmë. Ne të kemi flamurin tonë, ju të keni flamurin tuaj, ne të kemi besimin tonë, ju të keni besimin tuaj. Por ama duhet ta shikojmë veten të lidhur bashkë dhe në bashkëpunim me njëri-tjetrin. Është e vërtetë që kemi dëgjuar parulla kundër të dy palëve, por duam që t’i ndalojmë ato”.

Shumë shtetas grek që u përpoqën të hyjnë në territorin shqiptar, për të marrë pjesë në ceremoninë e të 40-ave të Kacifas. Rreth 300 persona janë detyruar të kthehen pas në piken kufitare të Kakavijës, si të padëshirueshme.
Kacifas, u vra pas një shkëmbimi me armë me forcat speciale të policisë shqiptare më 28 tetor.

Shkarkoni aplikacionin e A2