Nikolla tenton negociatat, studentet e përzënë

Studentët prej orësh mbajnë të rrethuar Ministrinë e Arsimit, duke mos u tërhequr nga kërkesat e tyre.

Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla ka dalë nga zyra e saj duke tentuar të hyjë në mes të turmës, e shoqëruar nga disa truproja dhe përfaqësues të Ministrisë së Arsimit, por është pritur me ovacione dhe ulërima pakënaqësie, çka ka bërë që të tërhiqet sërish brenda godinës për të shmangur tensionin dhe përplasjet.

Studentët nuk kanë pranuar negociata, por vetëm zgjidhjen direkte të kërkesave të tyre.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN