Nuk ka arratisje, Partizani ndalet në Durrës

Partizani humbi rastin e dytë në pak javë, për të nisur arratisjen në krye të Kategorisë Superiore. Të kuqtë u frenuan në barazim 1-1 në fushën e Teutës, me Jasir Asanin që evitoi humbjen, duke i’u përgjigjur golit të shpejtë të Gashit.

Me shiun që nuk u ndal për gjatë gjithë ndeshjes, tifozët shijuan një 90-minutësh shumë të bukur, por që në fund nuk nxori asnjë fitues. Pa diskutim që më i zhgënjyer largohet Partizani, pasi tanimë sheh Kukësin dhe vetë Teutën që t’i afrohet në renditje. Ndërsa skuadra e drejtuar nga Belndi Shkëmbi tregoi se mund të pretendojë shumë këtë sezon.

Pas rezultateve të së shtunës, Partizani ruan distancën e sigurisë me 5 pikë nga ndjekësit më të afërt, por me barazimin e marrë, Teuta qëndron në garën për kreun, me Skënderbeun dhe Kukësin që falenderojnë.

Renditja e Kategorisë Superiore
Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN