Përshkallëzojnë në dhunë protestat në Paris, mbi dyqind të arrestuar

Ashtu siç ishte parashikuar, edhe këtë fundjavë protesta e jelekëve të verdhë përshkallëzoi shpejt në dhunë. Rreth 5 mijë manifestues u mblodhën ne qendër të Parisit.

Policia hodhi gaz lotsjellës për shpërndarjen e turmës dhe të paktën 211 vetë u vunë në pranga.

Protestues në Harkun e Triumfit

Rreth 90 mijë efektive janë në gjendje gatishmërie, 8 mijë prej të cilëve në Paris. Në kryeqytet janë pozicionuar gjithashtu automjete te blinduara.

Kulla Eifel, Muzeu i Luvrit dhe atraksione të tjera në Paris, janë mbyllur. Edhe dyqanet në Champs Elisee kanë ulur qepenat. Mbi 8 mijë stola dhe dekorime të tjera urbane janë zhvendosur nga frika se mund të shkatërrohen ose përdoren si armë.

Me dhjetëra evente publike, ndër to edhe ndeshje futbolli, janë pezulluar pa afat. Autoritetet franceze deklaruan se do të kenë tolerancë zero ndaj manifestuesve të dhunshëm.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN