Tubim para Konsullatës greke në Gjirokastër | FOTO

Disa qindra vetë janë mbledhur para Konsullatës greke në Gjirokastër, për të protestuar për shqiptarët që kanë humbur jetën javët e fundit në Greqi. Tubimi zhvillohet paralelisht me një ceremoni mortore për 40 ditët e varrimit të Konstandinos Kacifas, i cili humbi jetën pas një shkëmbimi zjarri me policinë.

Përveç qytetarëve nga qytete të ndryshme të Shqipërisë, të pranishëm janë edhe disa ish-luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Protestuesit kanë kënduar fillimisht himnin kombëtar e më pas janë mbajtur edhe disa fjalime.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN