Vezë kundër Ministrisë, studentët: Ja pedagogët e korruptuar | FOTO

Vezë kundër ministrisë së arsimit dhe publikim të emrave të pedagogëve të korruptuar. Në këtë mënyrë kanë vijuar protestën në ditën e studentët. Krahas shumë pankartave ku ironizojnë premtimet dhe deklaratat e ministrisë së arsimit dhe qeverisë, tubimi i studentëve nisi nga disa pika të kryeqytetit për t’u bashkuar para ministrisë së drejtuar nga ministrja Lindita Nikolla.

Banorët e Astirit tentuan t’i bashkohen studentëve, por ashtu si me politikanët, ata i bënë të qartë se nuk duan që protesta e tyre të përdoret dhe politizohet. Edhe pse ditë pushimi, në rrethe sot po protestohet vetëm në Shkodër, ndërsa studentët në Elbasan, Vlorë, Korçë dhe Durrës kanë paralajmëruar se do të rikthehen të martën. Ndrësa që prej së premtes, protestës së studentëve i janë bashkuar dhe disa pedagogë.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN