Bale rikthen Real Madrid në zonën e Champions League

Real Madrid ka mundur minimalisht 1-0 Huesca-n falë një goli që në minutën e tetë të realizuar nga Gareth Bale, në një ndeshje ku nuk përveç golit nuk u dallua fare se po luante skuadra e vendit të fundit me kampionen në fuqi të Europës.

Odriozola depërtoi bukur në krah të djathtë dhe dha një pasim të saktë për uellsianin i cili goditi fort dhe nuk i la asnjë mundësi portierit të skuadrës vendase.

Por Huesca reagoi duke vënë në vështirësi disa herë madrilenët të cilën shpëtuan pa pësuar gol vetëm falë mrekullive të Thibaut Courtois.

Presidenti Florentino Perez mundi të shihte vetëm pjesën e parë të lojës, pasi u largua për të qenë i pranishëm në Madrid ku pak orë më vonë do të luhet finalja e kthimit të Kupës Libertadores mes River Plate dhe Boca Juniors.

Shkarkoni aplikacionin e A2