Basketbollisti 14 vjeçar, 2 metra e 22 centimetra!

Një video e filmuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është bërë virale në internet. Pamjet janë marrë nga stërvitja e një ekipi të rinjsh basketbolli, ku bie në sy një prej lojtarëve.

Edhe pse bëhet fjalë për djem të klasës së tetë, nga 14 deri në 15 vjeç, njëri prej tyre është gati dyfishi i gjatësisë së shokëve të tij.

Në “Instagram”, ku edhe është publikuar fillimisht video, thuhet se lojtari është i gjatë 2 metra e 22 centimetra.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN