Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Ferit Keta i pathyeshëm, mposht sërish turkun

Nga A2 CNN
9 Dhjetor 2018, 09:39 | Sporte të tjera
Ferit Keta i pathyeshëm, mposht sërish turkun

Edhe pse ishte 8 kilogramë më i rëndë, shqiptari Ferit Keta ka arritur ta mposhtë sërish kundërshtarin e tij turk Fatih Mehmet Karakus, këtë herë në sportin e “kickboks”, në ndeshjen e zhvilluar në Mynih të Gjermanisë.

Në një ndeshje të ekuilibruar, gjyqtarët vendosën t’i japin fitoren me pikë sportistit të talentuar shqiptar.

Në muajin shtator, Ferit Keta e mposhti turkun në sportin e boksit, ndërsa këtë gjë e ka bërë mbrëmjen e së shtunës edhe në “kickboks”.

Gjatë ndeshjes, Keta ishte më i lëvizshëm dhe tentoi më shumë të ishte në sulm, në ndryshim nga kundërshtari i tij edhe pse nuk arriti ta mbyllë këtë ndeshje para kohe.

19 ndeshje dhe po kaq fitore, një rekord absolut i dibranit në sportet luftarake.  

A2 CNN Livestream

Dita jonë