Ikën “ndihmësi besnik” i Trump, në vend të tij Milley

Shefi i stafit të Shtëpisë së Bardhë, gjenerali John Kelly, do të lërë detyrën e tij në fund të vitit.

Këtë lajm e ka njoftuar presidenti Donald Trump, duke e përshkruar Kellyn një ndihmës besnik, gjatë kohës së qëndrimit të tij në detyrë.

“Është një njeri i jashtëzakonshëm”, tha Trump, duke konfirmuar kështu lajmet e publikuara ditët e fundit për një dorëheqje të mundshme të tij.

Emri i pasardhësit do të njoftohet në ditët në vijim. Kelly iu bashkua stafit të Shtëpisë së Bardhë vitin e shkuar, duke zëvendësuar Reince Pribeus, në një moment kaosi ndonëse muajt e fundit marrëdhëniet e tij me vetë Trump dhe zonjën e parë Melania, kanë qenë të tensionuara.

Trump njoftoi se kandidati kryesor për të zëvendësuar Kellyn, është gjenerali me 4 yje, Mark Milley, të cilin vetë ai e quan një xhentelman, një patriot dhe ushtar të jashtëzakonshëm.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN