Kamza mund Luftëtarin, e zhyt në krizë

Kamza arriti të fitonte 1-0 kundër Luftëtarit duke rrezikuar ta zhysë në zonën e ftohtë të renditjes së Kategorisë Superiore. Skuadrës së Ernest Gjokës i mjaftoi një gol i Fukuit për të siguruar tri pikë tepër jetike për luftën për mbijetesë.

Goli i japonezit në minutën e 33-të ishte rezultat i një dominimi të Kamzës, sidomos në pjesën e parë. Vetë Fukui pati disa raste për të realizuar por realizoi vetëm njërin.

Edhe në pjesën e dytë Kamza ishte superiore dhe mund të kishte realizuar sërish, por në fund ishte Luftëtari që mund të kishte realizuar golin e barazimit, por Arrabal shpëtoi vendasit. Tashmë Luftëtari është vetëm një pikë larg vendit të parafundit që mbahet nga Kamza.

Trajneri Ernest Gjoka tha se fitorja e Kamzës i jep moral lojtarëve për të vazhduar punën për të siguruar mbijetesën. “Është një skuadër që ka djemë me cilësi dhe përvojë. Futbollistët sakrifikojnë dhe meritojnë më shumë se kaq”, u shpreh ai.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN