Kina-Kanadasë: Lironi Meng, ndryshe vuani pasojat

Kina ka kërkuar zyrtarisht nga Kanadaja lirimin e shefes ekzekutive të kompanisë Huawei ose ndryshe paralajmëron për pasoja.

Zv. ministri i Jashtëm i Kinës, Le Yucheng ka thirrur ambasadorin kanadez duke i dorëzuar një notë të fortë proteste.

Ministria e Jashtme e ka quajtur arrestimin e zonjës Meng si një veprim ekstremisht të ulët. Meng, shefja Financiare e Huawei akuzohet se ka shkelur sanksionet amerikane për Iranin.

Ajo është arrestuar të shtunën e shkuar në Vankuver dhe pritet të ekstradohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, atje ku përballet me dënimin prej 30 vitesh burg, në qoftë se shpallet fajtore. Kina këmbëngul se ajo nuk ka shkelur asnjë ligj.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN