Lirohet polici grek, i shërbeu deputetit

Gjykata e Sarandës vendosi masën e arrestit detyrim paraqitje për policin grek që u ndalua dje në Kakavije.

35-vjeçari mbante me vete një pistolete, të cilën e kishte me leje, ndërsa autoritetet shqiptare vërtetuan se është punonjës policie në Igumenicë dhe ishte në shërbim të një deputeti grek, i cili gjithashtu u ndalua nga policia.

Ky i fundit, ditën e sotme, ka deklaruar se Shqipëria do të përballet në Parlamentin Europian, për veprimet e policisë.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN