Man. United, 90 mln paund për yllin e Napolit

Manchester United po kalon një moment të vështirë në Premier League, ku edhe pse fitoi një ditë më parë ndaj Fulham, sërish gjendja e skuadrës nuk është e duhura dhe drejtuesit e klubit janë vënë në lëvizje për të përforcuar grupin.

“The Times” shkruan se drejtuesit e “Djajve të Kuq” kanë biseduar me Napolin për transferimin e mundshëm të mbrojtësit senegalez Kalidou Koulibaly, madje janë të gatshëm të ofrojnë 90 milionë paund për të.

Megjithatë, ky duket një transferim i vështirë, jo vetëm për faktin se Napoli e ka vlerësuar lojtarin të paktën 120 milionë euro, por edhe sepse në garë për lojtarin janë edhe klubi të tjera, ku një prej tyre është edhe Barcelona.

Edhe nëse lojtari do të lërë Napolin me siguri kjo do të ndodhë në merkaton e verës, pasi aktualisht drejtuesit e klubit nuk e vënë fare në diskutim qëndrimin e lojtarit.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN