Planeti i akullt që është në flakë

Universi është i pafundmë dhe aty mund të gjesh gjëra të jashtëzakonshme, të frikshme por edhe të çuditshme. I tillë është rasti i planetit Gliese 436b, një planet paradoksal. Ai është i përbërë kryesisht nga akull, por çuditërisht akulli duket se është në flakë.

Sipërfaqja e planetit Gliese 436b ka një temperaturë prej 439 gradësh celsius, por sipërfaqja qëndron e ngrirë për shkak të forcës tepër të madhe gravitacionale që ushtron bërthama e tij.

Kjo forcë e mban akullin shumë më të dendur se sa akulli që kemi në tokë dhe çdo pjesë që kthehet në avull nga nxehtësia, shndërrohet përsëri në akull.

Shkarkoni aplikacionin e A2