Serie A, barazime dramatike për Romën e Lazio-n – A2

Serie A, barazime dramatike për Romën e Lazio-n

Dy skuadrat e kryeqytetit italian, Roma dhe Lazio morën dy barazime dramatike të shtunën edhe pse të dyja ishin shumë pranë fitoreve.

Roma ndeshjen në transfertë me Cagliarin, ku edhe pse arriti të shënonte dy gola që në pjesën e parë me Cristante dhe Kolarov, nuk arriti të dilte me 3 pikë nga kjo ndeshje.

Vendasit besuan deri në fund dhe arritën të ngushtojnë diferencën 6 minuta para fundit të kohës së rregullt. Ndërsa drama erdhi më pas.

Ishte minuta e 94 e ndeshjes dhe dy lojtarë të Cagliarit u ndëshkuan me kartonin e kuq, por menjëherë pas nisjes së lojës erdhi edhe befasia e madhe. Me anë të një kundërsulmi Sau barazoi shifrat duke i shtangur të gjithë, e duke i dhënë një pikë me mjaftë vlera skuadrës së tij.

Ndërkohë, edhe për Lazion ndeshja në “Olimpico” ndaj Sampdorias ishte me të vërtetë dramatike dhe me një rezultat të pabesueshëm. Miqtë ishin në avantazh të një goli deri në minutën e 79, kur Acerbi barazoi shifrat. Lazio bëri të gjitha përpjekjet për të gjetur edhe golin e dytë dhe arriti në minutën e 96 të merrte një penallti me VAR, të cilën e ktheu në gol Immobile.

Por sërish nuk ishte mbyllur këtu, pasi në minutën e 9 të shtesës Saponara vulosi rezultatin në 2-2.

Më herët, gjatë së shtunës, Napoli mori një fitore të lehtë 4-0 ndaj Frosinones.

Shkarkoni aplikacionin e A2