Shakira akuzohet për evazion fiskal

E përditshmja spanjolle “El Pais” shkruan se ylli i muzikës Shakira do të përballet javën e ardhshme me akuzën për evazion fiskal.

Një vit më parë, emri i saj u shfaq edhe në listën e ‘Paradise Papers’, një dokument ligjor në të cilin përfshihen emra personalitetesh botërore dhe politikanësh, të cilët i janë shmangur taksave për vite me radhë. Shakira i pagoi shtetit spanjoll në fillim të vitit 2018 një shumë prej 20 milionë euro taksa.

Por të tjera prova të siguruara, provojnë se këngëtarja 41-vjeçare nuk ka paguar taksa gjatë qëndrimit të saj në Spanjë nga viti 2011 deri në vitin 2014.

Bazuar në ligjin spanjoll, nëse një person kalon më shumë se 183 ditë të vitit në Spanjë, atëherë ai konsiderohen rezident fiskal e për rrjedhojë duhet t’i paguajë shtetit taksë mbi të ardhurat, edhe nëse ato i fiton jashtë vendit.

Këngëtarja, nënë e dy fëmijëve me futbollistin e Barcelonës, Gerad Pique, i ka përgënjeshtruar akuzat, me pretendimin se jeton në Bahamas dhe jo në Spanjë.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN